KQZ: Ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime pas përfundimit të votimit.

KQZ thekson se ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve.

Rezultatet preliminare do të jenë të disponueshme shumë shpejt në platformën zyrtare të KQZ-së, në adresën: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku qytetarët mund të ndjekin zhvillimin e numërimit në kohë reale. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More