KQZ publikon raportet financiare 2024 të partive, ja sa kishin të hyra e sa shpenzime

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet financiare të partive politike të vitit 2024. Këto raporte janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Në raport nxirret në pah se të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje më 2024 gjithsej ishin 2,337,168 euro, kurse shpenzimet në përgjithësi ishin 1,805,296 euro. Në vitin 2023 të hyrat e Vetëvendosjes ishin 2,000,750, kurse shpenzimet 1,384,154.

Të hyrat e Partisë Demokratike të Kosovës më 2024 ishin 1,034,134, ndërsa shpenzimet gjatë vitit të kaluar i kishte 938,548.

Të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 2024 ishin 643,047, kurse shpenzimet 594,398. Në vitin 2023 të hyrat i kishte 723,169, ndërsa, shpenzimet 431,824.

Më 2024 të hyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishin 325,058 euro, ndërsa shpeznimet  907,796 euro.

Raportet financiare të partive politike të vitit 2024 janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More