Halkbank me donacion prej 50 mijë eurove për të prekurit nga tragjedia në Koçan

nga D. V.

Shkup, 20 mars – Nga Halkbank kanë njoftuar se kanë dhuruar 50 mijë euro për të prekurit nga tragjedia në Koçan.
“Në këto kohë të vështira, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë të prekurit nga tragjedia.
Me një donacion prej 50.000 euro të dhëna në fondin e posaçëm të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, japim mbështetje për familjet e viktimave dhe të lënduarve.
Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen tragjike të jetëve të reja në Koçan…
Mendimet tona janë edhe me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të plotë dhe forcë në këto momente të vështira”, thuhet në njoftimin e Halkbank.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More