KQZ sot shpall rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe i certifikon për asamble komunale

nga D. V.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës sot, ku në rend dite është përfshirë certifikimi i disa rezultateve zgjedhore.

Sipas Elezit, KQZ-ja do të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale, për ato komuna për të cilat tashmë është përmbyllur trajtimi i ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

“Në mbledhjen e së premtes do të shqyrtohet dhe pritet të votohet certifikimi i rezultateve për Kuvendet Komunale, për komunat ku janë finalizuar të gjitha procedurat e ankesave”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se në rend dite është edhe certifikimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, që u mbajt më 9 nëntor.

“Gjithashtu, KQZ-ja do të procedojë me shpalljen e rezultateve të raundit të dytë të mbajtur më 9 nëntor, për 18 komunat ku është zhvilluar gara për kryetar komune”, shtoi Elezi.

Në raundin e parë procesin e përmbyllën 20 komuna, kurse 18 të tjera votuan në balotazh më 9 nëntor

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More