Krahas rastit të konfirmuar me zgjebe, edhe tre të dyshuar në shkollën e fshatit Rramanli të Kumanovës

nga Xh M

Kumanovë, 17 shkurt – Një rast i konfirmuar dhe tre të tjerë të dyshimtë me sëmundjen e zgjebes janë regjistruar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Romanovcë të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarët e shkollës.

Familja e nxënësit ka dorëzuar në shkollë certifikatën e mjekut. Ndërsa në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy rastet e mbetura janë të dyshimta dhe të dy nxënësit janë në izolim.

Shkolla ka marrë disa masa, përfshirë dezinfektimin.

Në terren kanë qenë të pranishme edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik, të cilët kanë bërë inspektim dhe kanë bërë të ditur më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More