Krasniqi: Do të hyj në koalicion vetëm me Kurtin kryeministër

nga D. V.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se do të hyjë në koalicion vetëm me Kurtin kryeministër, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se s’mund të flasë në emër të minoriteteve tjera jo serbe se me kë do ta bëjnë koalicionin.

“Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të VV-së, kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.

“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë të kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More