Kurti emëron Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

nga D V

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në fund të shtatorit Radoica Radomiroviq ishte liruar nga pozita e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, me kërkesë të eprorit të tij, ministrit Nenad Rashiq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More