Prishtinë, 21 shtator – Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me Bashkimin Europian dhe se ka ardhur koha që BE t’i japë prioritet integrimit të rajonit.
“Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë. “Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë”, tha Krasniqi në një seminar në Prizren të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës në bashkëpunim me “Institute of European Democrats” nga Brukseli, me temën “BE – Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane?”.
Ai shtoi se “rajoni ynë ka pritur mjaft gjatë në margjinat e procesit të vendimmarrjes në Evropë. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet integrimit tonë, duke pranuar se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i Evropës është i pandashëm nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.