Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut do të shënojë jubileun e 30-të

nga D V

Shkup, 10 dhjetor – Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e njeriut sot në një ceremoni në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë”, do të shënojë jubileun e saj të 30-të, simbolikisht në Ditën e nënshkrimit të Deklaratës universale për të drejtat e njeriut – 10 Dhjetor.

Komiteti i Helsinkit informon se në tre dekadat e fundit ka monitoruar dhe punuar për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, siguron ndihmë juridike për të gjitha kategoritë e margjinalizuara dhe vullnetare të qytetarëve, bashkëpunon me organizata të tjera dhe autoritete shtetërore në drejtim të rritjes së promovimit, respektimin, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Komiteti vjen nga fakti se të gjithë njerëzit duhet të kenë mundësi të gëzojnë dhe praktikojnë të drejtat dhe liritë e tyre themelore dhe të kenë mundësinë t’i mbrojnë ato në rast të shkeljes ose kufizimit të tyre. Kjo është baza e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, kumtoi Komiteti.

Në shënimin e jubileut fjalim hyrës do të ketë drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska, ambasadori i OSBE-së, Kilian Uall, kryetarët e mëparshëm të Komitetit – Mirjana Najçevska, Gordan Kallajxhiev, gjykatësi Osman Kadriu dhe kryetarja aktuale, Neda Zdraveva.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More