Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

nga D V

Mbi 80% e ekonomisë shqiptare financohet nëpërmjet kredisë që merret nga sistemi financiar, ku përfshihen bankat dhe kompanitë e mikrofinancës. Kreditimi ka vijuar, pavarësisht kushteve jo të favorshme, për shkak të rritjes së interesave dhe luhatjeve të forta në kursin e këmbimit.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën e rreth 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022. Ky është niveli më i lartë i 5 viteve të fundit.

Por jo të gjithë kanë siguruar kredinë që kanë dashur. Kjo pasi varet nga sektori se ku biznesi bën pjesë apo qëllimi pse e merr një individ.

Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursimeve të reja. Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve dhe emigracionit, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt. Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me 18.2% i totalit. Kredia për ndërtimin po përjeton një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Ndërsa sektori i tretë më i kredituar rezulton industria përpunuese, me 11.4% e totalit. Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 24.8 miliardë lekë, ose sa 11.4% e volumit total të disbursimeve të reja.

Por përveç kredisë bankare, në rritje ka qenë edhe huaja e dhënë nga institucionet e mikrofinancës.

Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori i mikrofinancës disbursoi gjatë vitit të kaluar 56 miliardë lekë kredi, me rritje 14% kundrejt vitit 2022. Huaja nga mikrofinanca zë 7% të të gjithë portofolit të kredisë për ekonominë shqiptare.

Në sektorin e mikrofinancës kryeson kredia në monedhën vendase lek, çka ka sjellë edhe rënie të efektit nga ndryshimet e kursit të këmbimit valutor.

Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro, ku vend të rëndësishëm zë sektori bujqësor, që konsiderohet me risk të lartë nga bankat. Në totalin e kredisë së dhënë nga këto institucione, 80% shkon për individët dhe 20% për bizneset.

Por pavarësisht një ecurie të tillë pozitive të financimit të ekonomisë me kredi, luhatjet e kursit të këmbimit kanë gërryer një pjesë të kësaj rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More