Manja: Kemi kompensuar 869 ish-pronarë me një fond prej 84 milionë euro

nga D V

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se “deri tani nga Agjencia e Trajtimit të Pronave janë kompensuar 869 subjekte me një vlerë 84 milionë euro në total e shtrirë në vite”.

Në një komunikim me mediet, Manja bëri të ditur se ligji i ri i vitit 2015 solli si risi jo vetëm kompensimin financiar të ish-pronarëve por edhe kompensimin fizik në sipërfaqe prone.

“Janë dy shtylla ish-pronarësh. Ish-pronarë që kompensohen në vlerë dhe sipërfaqe prone se prona e tyre është zënë nga ndërtime publike si dhe ish pronarë prona e të cilëve është zënë nga ndërtime informale”, tha Manja.

Ministri siguroi se kompensimi për ish-pronarët do të vazhdojë sipas ligjit.

“Deri tani nga Agjencia e Trajtimit të Pronave janë kompensuar 869 subjekte me një vlerë 84 milionë euro në total e shtrirë në vite. Vetëm në vitin 2024 janë 24 milionë euro që kanë vajtur për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, si dhe një sipërfaqe toke rreth 46 ha”, shtoi ai.

Manja theksoi se në total për 869 subjekte kemi 84 milionë euro dhe 763 ha tokë kompensim fizik.

“Janë 19 922 vendime në një vlerë prej 131 miliardë që janë në proces kompensimi financiar dhe fizik. Nga këto vendime të trajtuara ndër vite nga Agjencia e Pronave 10 mijë nga këto subjekte do të kompensohen në një masë deri 1.5 milionë lekë të reja”, theksoi ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More