Krim familjar në Kërçovë, djali me sëpatë sulmon prindërit, babai vdes

nga Xh M

Kërçovë, 11 maj – Një krim familjar ka ndodhur në fshatin Sërbjani të Kërçovës, ku sipas informacioneve djali me sëpatë ka sulmuar prindërit, ndërsa si pasojë babai ka humbur jetën.

“Sot në orën 07:10, zyrtar policor të SPB Kërçovë, kanë privuar nga liria 48 vjeçarin E.A për shkak veprës penale ‘vrasje’. Rreth orës 07:00 nga Ndihma e Shpejtë kanë njoftuar se tek ata është paraqitur E.A i cili ka treguar se me sëpatë ka sulmuar prindërit e tij. Me makinë të Ndihmës së Shpejtë të dy personat janë dërguar në spitalin e Kërçovës, ku U.A (74), babai i autorit, ka nderuar jetë, ndërsa F.A (67) nëna e autorit, është në gjendje jokontaktibile. E.A është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More