Kryebashkiaku i Devollit, Duro paraqitet në SPAK

nga D V

Kreu i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)

Dy javë më parë, Duro u morë i pandehur nga SPAK nën akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës”, në lidhje me një licencë të dhënë për ndërtimin e një biznesi karburanti, që, sipas akuzave, rezulton i ndërtuar pa leje ndërtimi.

SPAK ka nisur hetimet pas një kallëzimi të bërë nga një subjekt tjetër, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të licencimit të këtij karburanti.

Në një reagim zyrtar, Eduard Duro ka deklaruar se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda kuadrit ligjor.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit ‘Genci Petrol’. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por për përmbushje të detyrës së një kryetari bashkie,” deklaroi Duro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More