Kryediplomati italian Tajani nesës për vizitë zyrtare në Shkup

nga Xh M

Shkup, 9 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se nikoqir i Tajanit do të jetë Mucunski, me të cilin pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe shumëpalësh, kontributin e përbashkët për paqen. si dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen nga Republika Italiane për vendin tonë.

Siç informojnë nga Ambasada e Italisë në Shkup, Tajani pritet të ketë takime me presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

“Maqedonia e Veriut është një partner kyç në sigurimin e një të ardhmeje të begatë dhe stabilitetit për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne po punojmë për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ekziston një potencial i madh për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke filluar nga bashkëpunimi në strategji dhe sektorë me vlerë të lartë të shtuar”, tha Tajani para vizitës në Shkup.

Takimi i Tajanit me kreun e shtetit, shtojnë ata, është një konfirmim i angazhimit të vazhdueshëm të Italisë për zhvillimin, stabilitetin dhe ndjekjen e integrimit evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është një prioritet i politikës sonë të jashtme, të cilës i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme, edhe në nivel shumëpalësh, duke kryesuar me grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me të cilët do të takohem sërish në Nju Jork pas disa ditësh”, thotë Tajani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More