Numri më i madh i zjarreve në Prilep janë vënë nën kontroll, pesë zjarre janë aktive në mbarë vendin

nga Xh M

Shkup, 9 shtator – Në territorin e vendit sot ka gjithsej 12 zjarre në ambient ​​të hapur, prej të cilave pesë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është shuar, informoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Siç theksohet në kumtesën, numri më i madh i zjarreve në Prilep janë vënë nën kontroll, përveç zjarrit në afërsi të fshatrave Volkovë dhe Dunjë, ndërsa zjarri në afërsi të Data Center është shuar.

Aktive janë zjarret në komunën e Çashkës afër fshatit Stepanci, në komunën e Zelenikovës afër fshatit Dejkovec i Epërm, si dhe zjarri në komunën e Likovës afër fshatit Mateç.

Është vënë nën kontroll zjarri në komunën e Dollnenit afër fshatit Desovë, si dhe në komunën e Berovës afër vendit të quajtur Parucë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More