Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Festivalin folklorik maqedonas “Prespa”

nga Redaksia

Shkup, 27 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik Maqedonas “Prespa”, i cili organizohet në Komunën e Pustecit, Republika e Shqipërisë.

Eventi organizohet nga shoqëria maqedonase “Prespa”, me mbështetjen e komunës së Pustecit, ndërsa do të mbahet pas një pauze disavjeçare.

” Në këtë ngjarje të madhe dhe shumë të rëndësishme për të gjithë maqedonasit, do të performojnë disa shoqëri kulturore dhe artistike, grupe folklorike, me valle, këngë dhe zakone maqedonase. Do të jetë unitet, traditë dhe krenari në një vend, informoi për MIA-n më herët këtë muaj, Edmond Temelko, kryetar i shoqërisë dhe ish-kryetar i kësaj komune.

Festivali do të mbahet në sheshin “Goce Delçev”, në qendër të Pustecit, duke filluar nga ora 18:00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More