Nëpunës policor evakuuan me sukses një anëtar të Armatës së Maqedonisë nga stuhia e zjarrit

nga Redaksia

Shkup, 27 korrik – Nëpunës policor me helikopterin e MPB-së Agusta Bell 212 sot shpëtuan një ushtarak të lënduar në vijën e zjarrit.

“Në kushte jashtëzakonisht të vështira është kryer një shpëtim dramatik i S.N. nga Armata e Maqedonisë nga brigada e parë e këmbësorisë nga Shtipi gjatë luftës së tij vetëmohuese kundër stuhisë së zjarrit. Nëpunësit policor edhe një herë demonstruan humanitetin dhe përgjegjësinë e tyre ndaj çdo personi mbi të gjitha”; kumtoi MPB-ja.

Ata njoftojnë se aktivitetet e helikopterëve të policisë do të vazhdojnë deri në shuarjen e plotë të zjarreve në të gjithë vendin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More