Kryeministri Mickoski në mbikëqyrje të projektit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në vendbanimin Inxhikovë

nga Xh M

Shkup, 11 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të kryejë mbykqyrje të aktiviteteve ndërtimore për projektin e ndërtimit të kopshtit për fëmijë në vendbanimin Inxhikovë, në Komunën e Gazi Babës.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, vlera e përgjithshme e projektit është 47.508.811 denarë, të siguruara nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

I gjithë objekti ka sipërfaqe prej 490 metrash katrorë, objekt perdhesë me lartësi prej 3 metrash. Ky objekt do të ketë kapacitet të kujdeset për 36 fëmijë mbi 2 vjeç dhe 12 fëmijë deri në 2 vjeç, qëndron në kumtesë.

Parashikohet deklarata për media të japë kryeministri Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More