Kryeministri Mickoski në Salcburg në Samitin e 20-të evropian

nga D V

Shkup, 21 tetor – Kryeministri Hristian Mickoski sot në Salcburg do të marrë pjesë në Samitin e 20-të evropian dedikuar Bashkimit Evropian, ku do të mbajë fjalim.

Mickoski në Fejsbuk publikoi se mbrëmë ka marrë pjesë në darkë, me ftesë të kryetarit të krahinës Salcburg dhe kryetarit të Institutit të rajoneve evropiane, Franc Shausberger.

Bashkëbiseduesve të mi ua transmetova angazhimet dhe qëllimet e mia ndaj Rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa dduhet t’i hapë dyert për shtetet që ecin përpara”, theksoi Mickoski në postimin në FB.

Të martën ai do të takohet me presidentin e Austrisë, Aleksander Van der Belen dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More