Parashikimi i motit në Shqipëri

nga D V

Shërbimi Meteoroligjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, masat e ajrit që qarkullojnë janë me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohet të jenë nga 6 në 28 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More