Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Gjevgjelisë

nga D V

Gjevgjeli, 4 korrik – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e bulevardit të ri drejt Vendkalimit kufitar Bogorodicë.

Zgjidhja me bulevardin, me të cilin Gjevgjelia ndërlidhet me autostradën, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kushton 19 milionë denarë dhe u realizua në dy faza.

Projekti i dytë në të cilin do të marrë pjesë kryeministri Mickoski është shënimi i fillimit të rikonstruimit të sallës sportive “Partizan” në Gjevgjeli, projekt në vlerë prej mbi 16 milionë denarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More