Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës

nga D V

Shkup, 26 shkurt – Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në Komunën e Negotinës ku do të shënojë fillimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa projekteve.

 Siç paraljmëruan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski do të lëshojë në përdorim tregun e rikonstruktuar të qytetit,  duke u mundësuar banorëve të Komunës së Negotinës një treg të ri dhe bashkëkohor të karakterit të mbyllur. Vlera e tregut është 25.913.899 denarë me TVSH të përfshirë, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës së Negotinës.

Më pas kryeministri do të marrë pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës komunale dhe rregullimin e të gjithë lagjes, dhe rikonstruksioni i trotuareve në rrugën “Marshall Tito”, në segmentin nga “Liberta” deri te policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More