Kryeparlamentari Basha nga Prekazi: Është obligim i yni ta vazhdojmë rrugën që ata trasuan me veprat e tyre

nga L. M

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Basha u shoqërua në vizitë nga nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e Prekazit si vend ku liria e Kosovës ka marrë kuptim: “Me përulësi dhe nderim të thellë, mëngjesin e sotëm, bashkë me nënkryetaren znj. Albulena Haxhiu, e filluam me homazhe në Prekazin e lavdisë mbarëkombëtare, vendin ku liria jonë mori kuptimin më të thellë, falë sakrificës sublime të Familjes Jashari. Heroizmi i Komandantit Adem Jashari dhe 58 anëtarëve të familjes së tij, është themeli mbi të cilin u ngrit çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Prekazi mbetet përjetësisht burim frymëzimi për vetëdijen tonë kombëtare, për unitetin dhe përkushtimin tonë ndaj atdheut.”, ka shkruar Basha

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More