Kryeparlamentari Gashi përgëzon Kosovën dhe uron Kurtin për fitoren

nga D. V.

Shkup, 29 dhjetor – Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përgëzuar Republikën e Kosovës për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar procesin demokratik dhe pjesëmarrjen qytetare.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, përgëzoj mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës,” ka shkruar Gashi.

Ai ka uruar veçanërisht Kryeministrin Albin Kurti për rezultatin zgjedhor, duke theksuar se “ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Gashi ka përgëzuar gjithashtu të gjitha subjektet politike për, siç u shpreh ai, “pjesëmarrjen konstruktive”, si dhe qytetarët e Kosovës “për kulturën dhe pjekurinë demokratike që kanë treguar”.

Në mesazhin e tij, kryeparlamentari nënvizoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar se “mbetemi të përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore e vëllazërore, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, në interes të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian të rajonit”.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More