Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhuron gjak në aksionin e organizuar nga Klinika e Transfuziologjisë

nga D V

Shkup, 19 shtator – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi sot iu përgjigj ftesës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Dr. Amir Elezi, drejtor i Klinikës së Transfuziologjisë. Ky aksion ishte i dedikuar për deputetët dhe të punësuarit e Kuvendit republikan.

Ibrahimi theksoi se dhurimi i gjakut është një akt humanitar që përfiton jo vetëm pranuesi, por edhe vetë dhuruesi.

“Dhurimi i gjakut është bamirësi e shëndetshme për shpirtin dhe trupin e dhuruesit. Duke dhuruar disa mililitra gjak, ne mund të shpëtojmë jetë”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtij gjesti humanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More