Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, priti delegacionin e lartë nga Brukseli

nga Redaksia

Shkup, 2 korrik 2025 – Një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian, i kryesuar nga znj. Silvija de Jakovo, menaxhere e programeve në Drejtorinë për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (ENEST) – zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Haraçinës, në kuadër të vlerësimit të projekteve me mbështetje evropiane në Ballkanin Perëndimor.

Delegacioni, i cili përfshinte edhe zëvendësdrejtorin dhe këshilltarë të BE-së, vizitoi kantierin ku po ndërtohet Qendra për Selektim të Mbeturinave, projekti i parë i këtij lloji në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

“Kjo vizitë përfaqëson një moment tejet të rëndësishëm për komunën tonë. Haraçina është zgjedhur si komunë model nga një delegacion i lartë që viziton rajonin. Ky vlerësim na mbush me krenari dhe është dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm”, ka bërë ë ditur kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.

“Jam i lumtur që puna jonë e palodhshme ka arritur të vlerësohet edhe në Bruksel. Këtë vlerësim e konfirmuan edhe vetë mysafirët tanë gjatë takimit. Në emrin tuaj, i shpreha falënderime znj. Silvija de Jakovo për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkimin Evropian, përmes projekteve ndërkufitare me vendet fqinje”.

Ai ka theksuar se gjatë takimit, delegacionin e ka njoftuar për sfidat kryesore me të cilat përballet komuna, përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza dhe çështjen e ujit për ujitje.

“Delegacioni shprehu interes të veçantë për këto çështje dhe kërkoi informacione të detajuara. Mbështetja që na u premtua nga miqtë tanë nga Brukseli na motivon edhe më shumë për të vazhduar përpjekjet në këto drejtime. Së bashku vizituam edhe kantierin e punimeve, ku konstatuam progresin e mirë të projektit. U dakorduam që dinamika e punës të intensifikohet, me qëllim që kjo qendër moderne për selektim mbeturinash të vihet sa më shpejt në funksion”, ka theksuar kryetari Ibrahimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More