Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, dorëzoi 23 vendime për Arsimtarët e Haraçinës

nga Redaksia

Shkup, 29 korrik – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, sot ka dorëzuar 23 vendime pune për kuadro arsimore në institucionet edukativo-arsimore të komunës.

Vendimet janë ndarë për:

  • Çerdhen “Fatosat”
  • Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”
  • Shkollën fillore “Abdyl Frashëri”
  • Shkollën fillore “Bajram Shabani”

Sipas kryetarit Ibrahimi, ky është një hap i rëndësishëm për përforcimin e sistemit arsimor në Haraçinë dhe dëshmon se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të mandatit aktual.

“Faleminderit të gjithë arsimtarëve për përkushtimin dhe rolin e pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj,” u shpreh kryetari Ibrahimi, duke nënvizuar se komuna do të vazhdojë të mbështesë arsimin si bazë të zhvillimit të shoqërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More