Kryqi i Kuq dhe MPB do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Kryqi i Kuq dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim.

Siç informojnë nga Kryqi i Kuq, Memorandumi paraqet bazë për bashkëpunim të mëtejshëm institucional në fushën e veprimit humanitar, parandalimit dhe përgjigjes gjatë gjendjeve të krizave dhe të jashtëzakonshme, aktivitete të përbashkëta në fushën e sigurisë, edukimit, trajnimit, si dhe progresit të vullnetarizmit dhe solidaritetit në bashkësi.

Nga atje theksojnë se me nënshkrimin do të mundësohet koordinim më efikas mes dy institucioneve në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.

Në ngjarje do të mbajnë fjalim sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More