Ende ka zjarr në dy lokacione – në rajonin e Velesit dhe në Makedonski Brod, zjarri në Dojranit është vënë nën kontroll

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Deri në orën 08:00 mëngjesin e sotëm janë evidentuar 21 zjarre, prej të cilave dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri është aktiv në fshatrat Xhidimirc – Krushje – Ivankovc në Komunën e Velesit, ku po digjet një pyll i përzier, si dhe në Komunën e Makedonski Brod midis fshatrave Creshnevë, Lokvicë, Krapë dhe Sllatinë, ku zjarri ka përfshirë një pyll me lisa të degraduar, shkurre dhe bimësi e ulët.

Nën kontroll është vënë zjarri në fshatin Nikoliç në Komunën e Dojranit për shuarjen e të cilit dje u angazhuan edhe dy aeroplanë Er Traktor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More