KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

nga Redaksia

Shkup, 2 nëntor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe se jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%.

Votime sot ka në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Ndërsa, në tre vendvotime në Shutkë (Shuto Orizare) do të ketë rivotime për këshilltarë.

Nga KSHZ thanë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ankesë për parregullësi apo pengesa në procesin zgjedhor, teksa të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More