KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – KSHZ në konferencën e fundit për media ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dyfishta që u mbajtën sot.

KSHZ njoftoi se dalja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 46.31 përqind.

Ndërsa për zgjedhjet kuvendare, dalja deri në ora 18:30 ka qenë 53.30 përqind. Dalja më e madhe për zgjedhje ka qenë në Novaci, ndërsa dalja më e ulët është në Qendër Zhupë.

Ditmire Shehu nga KSHZ tha se ky organ edhe një herë e dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa i falënderoi edhe institucionet tjera përrgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.

Ajo gjithashtu theksoi se rezultatet e para për zgjedhjet e sotme pritet të shpallen rreth orës 23:30.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More