KSU-USHCM: Apel Qeverisë dhe MASH ta vazhdojnë transportin falas për studentët në vitin 2025

nga D V

Shkup, 23 dhjetor – Kuvendi Studentor Universitar pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup (KSU-USHCM) realizoi takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për mundësinë e ndërprerjes së transportit falas për studentët në kryeqytet.

“Për të vazhduar transportin falas për studentët, nevojitet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrë vendim unanim me vlerën e mjeteve që do të zhvendosen për këtë qëllim. Me këtë masë do të obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës të transferojë mjete për transportin falas të studentëve të parashikuara në xhirollogarinë për standardin studentor sipas Buxhetit për vitin 2025”, thuhet në kumtesë.

Kuvendi Studentor Universitar i dërgon apel publik Qeverisë dhe MASH-it ta marrin vendimin e nevojshëm në mbledhjen e Qeverisë më 24 dhjetor të vitit 2024 me qëllim, siç theksojnë, NQP “Shkup” të mund ta vazhdojë transportin falas për studentët në vitin 2025.

Nga KSU-USHCM theksojnë se mbesin në luftën për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit të studentëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More