Kufizimi i TikTok e SnapChat, Rama: Vijon këshillimi i gjerë me prindërit

nga D V

Qeveria ka hedhur për diskutim publik nismën për kufizimin apo ndalimin e platformave TikTok dhe SnapChat në Shqipëri.

Kjo fushatë synon të adresojë ndikimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat te fëmijët dhe të rinjtë, duke promovuar ndërgjegjësimin për rreziqet dhe pasojat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky këshillim i gjerë që po zhvillohet në të gjitha qytetet e vendit.

“Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok”, u shpreh Rama.

Ky cikël konsultimesh i marrë shkas nga tragjedia e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, ka bërë bashkë prindër, përfaqësues të këshillit kombëtar dhe atij rajonal të prindërve, mësues e drejtues shkollash, në një shkëmbim të gjerë opinionesh mbi fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe krijimin e një fronti të përbashkët kundër të gjitha formave të dhunës, përfshirë këtu edhe bullizmin në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More