KUJDES/ Mjegulla e dendur shkak i aksidentit të rëndë zingjiror në autostradë në afërsi të Smillkovcit

nga Xh M

Shkup, 22 janar – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në unazën e Shkupit.

Sipas informacioneve nga terreni, aksidenti ka ndodhur para daljes për Smilkovc në drejtim të Stajkovcit.

Disa makina, një kamion dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe trafiku është mbyllur dhe automjetet po devijohen.

Në momentin e aksidentit ka pasur edhe mjegull shumë të dendur.

Në vendngjarje ndodhen ekipe policore, autoambulanca dhe kamionë tërheqës.

(Foto ilustrim)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More