Mot i ndryshueshëm me vranësira, me temperaturë deri 14 gradë

nga D V

Shkup, 23 janar – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli më të shpeshta në pjesën lindore dhe me erë të lehtë jugperëndimore. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta e cila gjatë ditës do të dobësohet. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -5 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 5 deri 14 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë me paraqitje të mjegullës e cila në mes të ditës do të ulet. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.

Sipas DPHM, në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me rritje të temperaturës ditore veçanërisht në male. Nëpër lugina moti do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë me temperaturë më të ulët të ditës. Shtresa ekzistuese e borës dukshëm do të ulet nga fundi i javës së punës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More