Kujdes! Në Komunën e Tearcës do të bëhet dezinfektimi tesitik adulticid

nga Redaksia

Tearcë, 10 korrik – Komuna e Tearcës ka njoftuar banorët e saj që të kenë kujdes, pasi më 10 dhe 11 korrik 2025 do të bëhet dezinfektimi teristik adulticid.

“Njoftohen qytetarët e nënrajonit të Komunës së Tearcës se me datë 10-11.07.2025 ekipi i ISHP Qendrës për Shëndet Publik Tetovë do të bëjë dezinfektim teristik adulticid duke filluar nga ora 21:00 deri në orët e para të mëngjesit. Dezinfektimi do të kryhet me aparat ULV, dhe do të mbulojë sipërfaqet e gjelbërta, vendbanimet,dhe deponitë në zonën tuaj. Në rast te kushteve të pafavorshme atmosferike, dezinfektimi do të shtyhet. Për të gjitha informatat dhe pyetjet kontaktoni personin kontaktues, teknikun mjekësor Dushan Jovanovski 070 328 459”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More