Kundërshton dënimin me një vit burg, Salianji paraqitet në Gjykatën Apelit i shoqëruar nga deputetët demokratë

nga D V

Deputeti Ervin Salianji është i pranishëm sot në Apel për seancën e radhës të dosjes “Babalja”, i shoqëruar edhe deputetë të tjerë demokratë.

Gjykata e Apeli është tërhiqet në dhomë këshillimi për t’u shprehur në lidhje me kërkesën e Fredi Alizotit, i pandehur në çështje, i cili ka hequr dorë nga ankimi. Alizoti ka paraqitur me herët kërkesë me shkrim ku tërhiqet nga ankimi me pretendimin se e ka kryer dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”, shkruan A2 CNN.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More