KURO: Po punohet shumë për të arritur barnat deficitar

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Po punohet shumë për të arritur barnat deficitar, informojnë sot nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO).

“Procedura ka përfunduar nga ana e IPSH KU për Radioterapi dhe Onkologji. Kontrolli Administrativ në Byronë për Prokurime Publike ka përfunduar në një afat rekord. Momentalisht rrjedh afati për ankesa dhe çështja e prokurimit publik për momentin është në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Prokurimet Publike”, sqarojnë nga Klinika.

Ata theksojnë se ekipi për prokurime publike i kësaj klinike po punon shumë për t’i përfunduar të gjitha procedurat sa më shpejtë të jetë e mundur, që të mund të firmosen marrëveshjet me shpërndarësit dhe barnat të dorëzohen në klinika deri në fund të javës.

Nga Klinika për MIA-n sqarojnë se në procedurë janë gjithsej 40-të artikuj, duke i përfshirë edhe ata që për momentin janë deficitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More