Kasami: VLEN-i e ka legjitimitetin e shqiptarëve edhe pa Taravarin!

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka deklaruar se koalicioni VLEN në zgjedhjet e fundi ka fituar 107 mijë vota të pastra shqiptare për dallim nga koalicioni tjera që kanë përfshirë edhe komunitet tjera.

“Vlerësojmë se të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve e ka koalicioni VLEN. Përsëri këtu e kam thënë dhe vazhdojë të insistojë në atë që çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e këtyre 107 mijë votave që i ka marrë koalicioni VLEN, prandaj pa marrë parasysh numrin e deputetëve vlerësoj se koalicioni VLEN vazhdon të ketë mbështetjen e qytetarëve të atyre 107 mijë votave që ka marrë dhe e ka legjitimitetin”, tha Kasami.

Kasami shtoi se ai pret që përkrahja për Qeverinë të rritet dhe jo të zvogëlohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More