Kurti: 100 milionë euro për “Dritaren për Investime të Diasporës”

nga D. V.

Në vazhdën e fushatës, kandidati për kryeministër Albin Kurti, u mirëprit në shtëpinë e familjes Nikmengjaj, në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës.

Mes bisedash të përzemërta, ata treguan se e mbështesin Kurtin edhe në mandatin e tij të ardhshëm, e për këtë ai u shprehi mirënjohjen e tij.

Tre nga djemtë e kësaj familjeje janë në mërgatë, e për këtë, Kurti tha se përkrahja e tyre i obligon qeveritarët që të punojnë më shumë për të forcuar lidhjen e tyre me atdheun.

Prandaj, ai u zotua se në mandatin e tij të ardhshëm do të ndajë 100 milionë euro për “Dritaren për Investime të Diasporës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More