Kurti: Kosova shembull i mirë që fuqizimi i shtetit ka kaluar nga çlirimi dhe pavarësia te progresi demokratik

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe njëherë ka folur për paraqitjen e tij që pati në një diskutim me temë “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale” të mbajtur dje në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ai nga aty ka ritheksuar se Kosova  është shembull i mirë që fuqizimi i shtetit ka kaluar nga çlirimi dhe pavarësia te progresi demokratik.  

“Kosova si histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare ndërkombëtare, ishte në fokus të diskutimit “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale” të mbajtur dje në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Secili mision paqeruajtës në botë ka nevojë për vlera përveçse interesa të përbashkëta, si dhe lidership e objektiva specifike. Vendi ynë shërben si shembull i mirë që fuqizimi i shtetit ka kaluar nga çlirimi dhe pavarësia te progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik, për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kurti teka ka publikuar edhe video nga ky diskutim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More