Kurti nga Manastiri: Bashkë na bën gjuha si fakt i natyrshëm, politikisht bashkë na bën shkrimi i njësuar i saj

nga Xh M

Manastir, 23 nëntor – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti vizitoi Manastirin me rastin e festës së 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kurti shkruan se Manastiri i bashkëngjitet Prizrenit e Vlorës, si tre vendndodhje të rëndësishme të historisë shqiptare.

“Që nga Kongresi i Manastirit më 1908 e deri te Kongresi i Drejtshkrimit të vitit 1972, kemi përpjekjet për të njësuar shkrimin e shqipes, jo thjesht për arsye operative, por edhe për një arsye tjetër: që përkundër ndarjeve politike, krahinore, ideologjike, shqiptarët të bashkoheshin te gjuha, sepse lëvrimi i njëkohshëm i gjuhës së shkruar, do të ishte dhe është ende kushti për të përballuar dhe kapërcyer efektet e ndarjeve të tjera. Sepse, kombi nuk është në të kaluarën, është në të tashmen dhe në të ardhmen. Përveçse masë njerëzore, është edhe frymë që e kthen masën njerëzore në një bashkësi. Bashkë na bën gjuha si fakt i natyrshëm, politikisht bashkë na bën shkrimi i njësuar i saj. Prandaj, çdo vit kujtojmë 22 nëntorin si Ditë të Alfabetit. Prandaj Manastiri i bashkëngjitet Prizrenit e Vlorës si tre vendndodhje të rëndësishme të historisë sonë. Përkujtimi brenda javës edhe i Kongresit të Manastirit, edhe i Kuvendit të Vlorës, lidh bashkë gjuhën e kulturën me idenë e lirisë dhe të vetëvendosjes. Të dyja datat na përcjellin kujtesën, amanetin, vullnetin për të përjetësuar njësimin dhe zhvillimin e shqiptarëve. Gëzuar 117-vjetori i Kongresit të Alfabetit!”, ka shkruar Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More