Filloi sezoni i infeksioneve respiratore, në Kozle nga 100 kontrolle në ditë

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – Numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Spitalin e Fëmijëve në Kozle është rritur. 60 fëmijë janë shtruar në spital dhe çdo ditë kryhen rreth 100 ekzaminime.

Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.

Sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, 117 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme u regjistruan brenda një jave, me numrin më të lartë të rasteve në Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë.

Në këtë drejtim, ajri i ndotur ndikon negativisht edhe në traktin respirator të fëmijëve.

Fëmijëve me astmë dhe alergji u rekomandohet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar nga mjeku.

Ndryshimi i motit dhe luhatjet e shpejta të temperaturave po ndikojnë në dobësimin e imunitetit të popullatës në Maqedoninë e Veriut, duke favorizuar përhapjen e gripit sezonal dhe infeksioneve të tjera respiratore.

Nga sektori shëndetësor paralajmërojnë se numri i të sëmurëve është në rritje dhe nxisin qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More