Kurti priti kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi së bashku me Deharin, Konjufcën dhe Haxhiun

nga Redaksia

Prishtinë, 19 gusht – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pritur në takim në zyrën e tij në qeveri kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Për ta pritur kryeparlamentarin shqiptar në Shkup, Kurti e mori me vete kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More