Kusari-Lila: S’do të garoj personalisht në zgjedhjet lokale, si Alternativë do garojmë vetëm

nga L. M

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se s’do të garojë personalisht në zgjedhjet e 12 tetorit.

Mirëpo, Kusari-Lila tha se si “Alternativë”, do të garojnë vetëm.

“Unë jam deklaruar për pjesëmarrjen time personale në zgjedhjet lokale si Mimoza Kusari-Lila që kam garuar katër herë deri më tash për komunën e Gjakovës, nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit personalisht”.

“Si Alternativë, po, do të garojnë vetëm dhe kjo nuk është çështje e asnjë keqkuptimi me Lëvizjen Vetëvendosje, ka të bëjë me një diskutim që tash bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo zhvillohet qe një vit e gjysmë ose dy vite”.

“Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, si rrjedhojë e analizave të ndryshme që janë bërë edhe në qendrat e Lëvizjes, neve na është komunikuar që zgjedhjet e tjera duhet me fillu me i shiku, me hy, me garu vetëm në lista, nëse ka hapësirë të bashkëpunimit për kandidat nëpër komuna po, për arsye se ka pasur qoftë çështje të moskomunikimit apo mosmarrëveshjeve të ndryshme”.

“Por, ne e kemi pashmangshëm që duhet hapsirën me ia lënë partisë më të madhe që ata e kanë dashur për vete, që është krejtësisht legjitime”, ka deklaruar Kusari-Lila në Klan Kosova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More