Maqedonia e Veriut merr presidencën e Bordit Drejtues të CEF-it

nga Redaksia

Beçiq, Mali i Zi, 23 qershor – “Institucionet e forta janë motori i vërtetë i ndryshimit të qëndrueshëm. Ato e shndërrojnë vizionin në rezultate”, deklaroi Ministrja e Financave e Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska-Kochoska, gjatë seancës përmbyllëse të Takimit Vjetor të Bordit të Forumit CEF (Qendra për Ekselencë në Financë), që u mbajt në Beçiq të Malit të Zi.

Ministrja theksoi rëndësinë që ka forcimi i kapaciteteve institucionale për të garantuar zhvillim afatgjatë dhe për të adresuar sfidat ekonomike dhe financiare në mënyrë efektive. Ajo vuri në pah rolin që kanë institucionet në zbatimin e reformave dhe arritjen e objektivave strategjike, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i përvojave është çelës për përparim të përbashkët.

Takimi vjetor i CEF mblodhi përfaqësues të lartë të financave publike nga rajoni i Evropës Juglindore, për të diskutuar mbi zhvillimin e kapaciteteve institucionale, transparencën fiskale dhe menaxhimin e financave publike në kontekstin e reformave dhe integrimeve evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More