Kush është ‘i forti’ i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit

nga L. M

Një prej tre të arrestuarve në Tufinë, pjesë e një grupi që shiste armë zjarri, është edhe Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit. Ai rezulton të jetë i dënuar më parë par vrasje, si dhe është vëllai i Xubit të Yzberishtit, i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua me motor.

Zyberi u arrestua bashkë me dy të tjerë, Artur Brahimaj dhe Artur Rushiti. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu policia shpalli në kërkim një tejtër anëtar të dyshuar të grupit, ndërsa sekuestroi 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.







TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More