Shkup, 18 qershor– Me Ligjin e ri për riorganizim të ministrive, që u votua me shumicë prej 88 votave, formohet edhe ministri e veçantë për bashkësitë etnike që do të udhëhiqet nga Ivan Stoilkoviq. Formimi i kësaj qeverie ka shërbyer si pretekst që BDI të akuzon sërish VLEN-in se është futur me pozita të dobëta dhe jolegjitime në qeverinë “Mickovski”, shkruan Zhurnal.
Në shënjestër të kritikave veçanërisht ka qenë kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
Mexhiti i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se bëhet fjalë për manipulime të Artan Grubit.
“Makineria propagandistike e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nuk ndalet! Ata populli i dënoi me votë për shkak se në vend se të bëjnë punë, talleshin me shqiptarët dhe luanin futboll nëpër zyrat e minisrtive. Tani, nga dëshpërimi, në prag të formimit të qeverisë së re, Artani dhe Bujari, bashkë me megafonët e tyre, po shtrembërojnë të vërtetën dhe po përhapin dezinformata.
Nuk e merr Ivan Stoilkoviqi Ministrinë për sistem politik dhe as për Marrëveshjen e Ohrit! Stoilkoviqi është propozuar Ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa kjo Ministri që është themeluar në vitin 2008, deri vonë kishte në ingerenca mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e grupeve etnike më të vogla se 20%, pra, ingerenca në avancimin e të drejtave të turqve, serbëve, boshnjakëve, romëve dhe të tjerëve.
Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Si popull i dytë shumicë, shqiptarët përfaqësohen me më shumë ministri dhe portofole në kabinetin qeveritar. Ndërsa me riorganizimin e ministrive të cilin e votoi edhe BDI-ja, edhe kjo Ministri e 20 përqindëshit për të cilën flasin Artani dhe Bujari do të pësojë transformim”, ka reaguar Mexhiti.
Ai ka porositur qytetarët të mos merren “me dezinformatat dhe shtrembërimin e fakteve të cilat i prodhojnë laboratoret propaganduese të Artanit dhe Bujarit.”
“Qeveria e re do të kompletohet së shpejti. VLEN do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes. Politika e vjetër e demagogëve po shkon në histori. Po vjen politika e re e punës dhe pëgjegjësisë ndaj institucioneve dhe qytetarit”, ka theksuar Mexhiti.
BDI ka reaguar edhe më ashpër, shkruan Zhurnal. Nga BDI kanë radhitur kumtesë të gjatë me 14 pika përplot akuza në adresë të Mexhitit dhe VLEN-it, por askund nuk janë shprehur pishman që votuan riorganizimin e ministrive, mes cilave është edhe ministria e Stoilkoviqit.
“Izet Mexhiti po demonostron injorancë masive ose paturpësisht e gënjen opinionin publik nga mungesa e njohjes elementare të ligjeve.
Edhe me ndryshimet e para disa ditëve, Ministria për marrëdhënie midis bashkësive e ka në kompetencë të plotë MARRËVESHJEN E OHRIT, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj.
E para, Mexhiti e pranon që partner i tij qeverisës dhe koleg në qeveri është putinisti dhe vuçisti Stoilkoviç. Mexhiti nuk ka fuqi ta ndalon politikanin pro Putin dhe pro Vuçiç të jetë partner i tij dhe të merr në dorë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, etj.
Stoilkoviç thotë: Kosova është serbi.
Stoilkoviç do të ulet në vendin e Artan Grubit, Sadulla Durakut, Hazbi Likës, Abdilaqim Ademit, Musa Xhaferit, Imer Aliut, Imer Selmanit, Festim Halilit.
E dyta, nuk ekziston ministri e themeluar në vitin 2008.
E treta, nuk ekziston ministri për komunitetet ndër 20%, e as kategori e tillë, ndoshta flet për agjencionin për komunitetet më të vogla se 10% dhe nuk e di që asnjëherë ska patur ministri të tillë.
E katërta, Ministra për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve u themelua në vitin 2019 dhe trashëgoi Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
E pesta, këtë ministri, VMRO DPMNE e riemëroi në Ministri për marrëdhënie midis Bashkësive.
E gjashta, nga 25 anëtarë të kabinetit të propozuar qeveritar, VREDI ka marrë 5, nga të cilat 3 janë për burek sipas kompetencave dhe portofolit.
E shtata, Mickovski dje në festë të Kurban Bajram lit tha që 3/4 ose 75% të pozitave të shqiptarëve që i kanë patur deri sot, i ka rikthyer.
E teta, VMRO sa po i qortoi drejtuesit e VREDI për kombëtarën, asnjë përgjigje, nga Izeti, Bilali, Afrimi, Arbeni, Qoku.
E nënta, nuk ju dëgjua zëri as për “makedonski albanci”
E dhjeta, pse nuk po zgjidhesh ministër i punëve të brendshme siç premtove dhe e keni në program?
E njëmbëdhjeta, a e formuat ministrinë e diasporës, bankën shqiptare, a i ndatë nga 10.000 € për secilin qytetarë?
E dymbëdhjeta, ç’të lidh ty me ambientin, ekologjinë, kur e katandise Çairin në lagje të pabanueshme?
E trembëdhjeta, premtuat 40% gra në ekzekutiv.
E katërmbëdhjeta, trumpetuat për rini dhe ndryshim në ekzekutiv, ndërsa u bëtë vet ministra, pa legjitimitet!
Kur s’ke themel, lëkundësh lehtë.
Vazaliteti të bën shërbëtor, mungesa e legjitimitetit të bën mashtrues të vullnetit të popullit” thuhet në komunikatën e BDI-së

Vazaliteti të bën shërbëtor, mungesa e legjitimitetit të bën mashtrues të vullnetit të popullit” thuhet në komunikatën e BDI-së.
Secila parti ka argumentet e veta dhe të drejtën e plotë për të debatuar me njëra tjetrën, por vlerësimin e fundit e bëjnë qytetarët./Zhurnal