Shkup, 9 tetor – Ambasada Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër u promovuan dy projekte që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe turizmit shëndetësor.
Bëhet fjalë për investim në repartin për fizioterapi dhe rikonstruksionin në spitalin e Kardiologjisë “Shën Stefan i Ohrit”.
“Si agjenci zhvillimi, ne besojmë se duke mbështetur rajonet dhe komunat ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Me këtë program synojmë zhvillimin e balancuar të rajoneve. Jemi të kënaqur që qytetarët kanë mundësinë të përcaktojnë se cilat janë projektet e tyre prioritare dhe t’i zbatojnë ato, pasi këto dy projekte janë shumë domethënëse.”, – deklaroi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Hulman Veronike Hulman.
“Qëllimi është promovimi i dy projekteve madhore të financuara nga Ambasada Zvicerane për Zhvillim, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin tonë të gjatë me synimin për të mbështetur zhvillimin e të tetë rajoneve planifikuese.”, – theksoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
“Përurojmë projektet në rajonin tonë kemi të bëjmë me bashkëpunim dhe financiarisht të përkrahura nga qeveria zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Kemi të bëjmë me lokacionin ku jemi, spitalin për fizioterapi e pajisur me dy vaska, 1 lift për pishinën dhe 1 aparat për krioterapi.”, – u shpreh drejtori për zhvillimin e rajonit planor jugperëndimor, Valon Kaba.
Të pranishmit paralajmëruan edhe realizimin e projekteve të tjera në repartin e nefrologjisë në Strugë.