Gjykata Kushtetuese vendosi sot që të kalojë për shqyrtim ankimimin e Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).
Sipas medieve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese votuan 5 me 3 në favor të kalimit të rastit për shqyrtim.
Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimit e Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.
Gjithashtu qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Balluku nga detyra.
GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.